Dy persona hedhin koktej molotovi brenda një punishte në Gllogoc
BKT
Kronika

Dy persona hedhin koktej molotovi brenda një punishte në Gllogoc

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gllogoc ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) e kanë kërcënuar dhe pastaj kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse (benzinë) në brendi të vend punimeve.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45 dhe pas kësaj informate Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Njësia policore ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika