Vrasja në Shkodër, policia shpall në kërkim Ibrahim Licin
Familjarët e viktimës mohojnë përfshirjen në krim të Licit.
Vetëm 24 orë pas zbulimit të vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, policia ka disa të dyshuar për ngjarjen. 28-vjeçari Ibrahim Lici është shpallur në kërkim teksa është arrestuar Ergys Malja, 15 vjeç, si bashkëpunëtor në krim dhe Edison Arazi, 26 vjeç, si person që ka dijeni për ngjarjen.
Por Mustafa Lici, ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij, duke hedhur një sërë akuzash se 15-vjeçari që ka dëshmuar emrin e Ibrahim Licit si autor, po përdoret nga policia, fisi Bajri dhe familja Bilali.
“Ky është një blof i përgatitur nga policia për të cilin mendoj se do ta realizojnë duke gënjyer një fëmijë duke i thënë që ti do të kesh mbrojtjen tonë dhe do të ikësh jashtë dhe merr edhe këto pare. Janë që të dy këta të rinj që punojnë te Esmer Bilalajt dhe te Bajrat. Këtë mbështetje e kanë nga policia. Familja e tyre e di kush ia ka vrarë dhe e ka nxjerrë në pritë”.
Deklarata e Mustafa Licit për pafajësinë e të birit, mbështetet edhe ngaIngrid Mustafa bashkëshortja e Endri Mustafës e cila shprehet se 32-vjeçari doli nga banesa rreth orës 10:00 të darkës, pasi 15-vjeçari i kishte shkruar Endri Mustafës, duke thënë se nëse do i çonte si mesazh një kalë, nënkuptonte se duhet të dilte nga banesa.
“Unë kam dhënë deklaratat e mia dhe në polici dhe unë kam thënë që këta nuk kanë asnjë lidhje me burrin tim. Habitem si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje dhe jemi 100 të sigurt që nuk ka ndodh prej djalit të tij. Ishte me këtë komshiun, se kishte ardhur që prej pasdites, e kërkonte vazhdimisht. Burri është shpreh i ka thënë nuk po të çoj mesazh, po kur të çoj fotografi të kalit ti del, dikush qëndron pas tij. Ai nuk ka lidhje me Licët, ky nuk pas arsye me e vrarë”.
Viktima është një person i njohur për policinë. Ai është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur me armë një person duke i marrë sendet personale dhe paratë./tvklan.al























