10:39 / 21.05.2021
Dy persona rrihen mes vete në Ferizaj
Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi janë rrahur mes vete, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë.
“Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.
























