Sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë, arrestohen tre persona
BKT
Kronika

Sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Tre persona janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës i kanë sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:30 në rrugën “27 Nëntori”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici,  pasi që të njëjtit duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës i kanë sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika