12:57 / 28.05.2021
Arrestohet burri që sulmoi fizikisht një grua në Obiliq
Policia në Obiliq ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë se Veriut pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.























