17:21 / 28.05.2021
Tri vetura të përfshira në një aksident në Podujevë, një person i lënduar
Sot rreth orës 16:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të tri veturave, transmeton Telegrafi.
Në këtë aksident dy vetura ishin në lëvizje ndërsa njëra e parkuar.
Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person.
Me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.























