Vetaksident në Fushë-Kosovë
BKT
Kronika

Vetaksident në Fushë-Kosovë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident trafiku janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë aksident.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti. 


MË SHUME NGA Kronika