Aksidentohet fëmija dy vjeçar nga një veturë në Pejë
BKT
Kronika

Aksidentohet fëmija dy vjeçar nga një veturë në Pejë

Një fëmijë dy vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi gjersa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në rrugën “Remzi Hasani”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima  kosovare ( fëmijë 2 vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika