Një person sulmon fizikisht dy femra në Pejë
BKT
Kronika

Një person sulmon fizikisht dy femra në Pejë

Një person është arrestuar pasi dyshohet që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy femra, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:15 në rrugën “Ëesly Clark”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika