09:16 / 02.06.2021
Vetura godet këmbësorin në Bellanicë të Malishevës
Një këmbësor është goditur nga vetura dje në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.























