09:14 / 03.06.2021
Kanos dy femra në Prizren, arrestohet një person
Dy femra dyshohet se janë kanosur nga një person në Prizren, transmeton Telegrafi.
Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Dy viktimat femra kosovare janë kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























