Bëri lëvizje të dyshimta, policia i gjen armë në makinë
BKT
Kronika

Bëri lëvizje të dyshimta, policia i gjen armë në makinë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi me inciale H. N, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.

"Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.  Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë" njofton policia, njofton oranews.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


MË SHUME NGA Kronika