09:15 / 06.06.2021
Rrahje mes 6 personave në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar për një rast rrahje në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku ishin përfshirë 6 persona, transmeton Telegrafi.
Rrahja kishte ndodhur në parkingun e një autolarje.
“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet gjashtë (6) personave, kishte ndodhur një përleshje fizike ku disa prej te dyshuarve kishin përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor , ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.























