Tentoi ta vras një person në Deçan, policia e arreston të dyshuarin
BKT
Kronika

Tentoi ta vras një person në Deçan, policia e arreston të dyshuarin

Është arrestuar një person në Deçan, pasi që ka shtënë me armë në drejtim të një mashkulli.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.


MË SHUME NGA Kronika