11:35 / 09.06.2021
Djali rrah nënën në Prizren
Viktima femër kosovare në Prizren ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj si dhe më datë 07.06.2021 i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit iu kishte shkaktuar familjarëve dhunë psiqike.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor , ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe i njëjti ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit.
Te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë, një brisk dhe një palë gërshëre.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.























