Konfiskohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në Prizren
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për pesë raste të falsifikimit të parave në Prizren, transmeton Telegrafi.
Nga këto raste Policia ka sekuestruar 1320 euro që dyshohet të jenë falsifikuar.
Rastet e plota sipas raportit:
• Prizren, 25.05.2021 – 03.06.2021. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 100€(1×100)dhe 50€(1×50).Ankuesi është intervistuar dhe monedhat te cilat dyshohen për falsifikim janë sekuestruar. Rasti nën hetime.
• Prizren, 25.05.2021 – 13:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 100€(1×100). Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti vazhdon të hetohet.
• Prizren, 18.05.2021 – 11:04. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 20€. Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti nën hetime.
• Prizren 31.05.2021-01.06.2021 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 1000€ (2×500). Ankuesi është intervistuar dhe monedhat te cilat dyshohen për falsifikim janë sekuestruar. Rasti nën hetime.
• Prizren 08.06.2021 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 1X50€. Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti nën hetime.























