09:32 / 15.06.2021
Djali rrah nënën në Ferizaj
Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, transmeton Telegrafi.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00, në Ferizaj.
Siç sqarohet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























