Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se ka rrahur gruan e tij

Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se ka rrahur gruan e tij

Një person është arrestuar pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Krushec i vogël, në Klinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë