Dy të lënduar në aksident komunikacioni në Prizren
BKT
Kronika

Dy të lënduar në aksident komunikacioni në Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Prizren, me ç’rast lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy automjeteve të përfshira në aksident.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Shaban Osmanollaj zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se aksidenti mes dy automjeteve ka ndodhur në orën 18:18 në Rrugën ‘Tahir Sinani’.

“Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy vozitësit e automjeteve të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, tha Osmanollaj.

Ai tha se rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut rajonal në Prizren.


MË SHUME NGA Kronika