Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari”
BKT
Kronika

Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 11:40 është arrestuar një shtetas i huaj, pasi i njëjti dyshohet se ka prezantuar një dokument të Suedisë i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

“ANP Adem Jashari, 20.06.2021 ─ 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetasi i huaj pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, është thënë nga policisë


MË SHUME NGA Kronika