Ngjarja e Plazhit të Durrësit mori një jetë, kapet i dyshuari
BKT
Kronika

Ngjarja e Plazhit të Durrësit mori një jetë, kapet i dyshuari

Bie në prangat e Policisë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Anxhelo Boçi, 27 vjeç, banues në Tiranë u ndalua për veprat penale "Vrasje me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Boçi dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18 shtator 2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Në atë ngjarje, pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës. /noa.al

 


MË SHUME NGA Kronika