11:06 / 23.06.2021
Hajnat vjedhin ari dhe para në një shtëpi në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje të rëndë që ka ndodhur në komunën e Podujevës.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në dy shtëpitë e tyre dhe përveç demolimit, në njërën prej tyre kishin arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.























