Arrestohet një person në Podujevë, nën dyshimin për sulm fizik

Arrestohet një person në Podujevë, nën dyshimin për sulm fizik

Një femër ka kërkuar trajtim mjekësor pasi e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Podujevë, në ora 12:10.

“Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta  ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.