Djali kanos prindërit në Prizren, iu kërkon t’ia lirojnë shtëpinë

Djali kanos prindërit në Prizren, iu kërkon t’ia lirojnë shtëpinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në Prizren, ku dyshohet se djali i kishte kanosur në vazhdimësi prindërit, duke iu kërkuar ta lirojnë shtëpinë, transmeton Telegrafi.

Rasti është raportuar të mërkurën, në ora 08:00.

“Dy viktimat, një mashkull dhe femër kosovarë kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari, mashkull kosovar i kishte kanosur në vazhdimësi me jetë dhe ka kërkuar nga ta që të ja u lirojnë shtëpinë”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.