22:31 / 28.06.2021
Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh., transmeton Telegrafi.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
si i policisë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre persona.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së trafikut dhe po merren me rastin























