08:58 / 01.07.2021
Në Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, marokeni sulmon 3 punëtorët e sigurimit
Një shtetas maroken është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar punëtorët e sigurimit në Qendrën e Mbajtjes në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se shtetasi maroken ka sulmuar fizikisht tre punëtorët e sigurimit.
“Fsh. Vranidoll, Prishtinë 30.06.2021-08:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas maroken, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e punëtorëve të sigurimit i ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Dy viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























