16:57 / 01.07.2021
Digjet vetura BMW në Gjakovë
Një veturë e tipit BMW është përfshirë nga zjarri në afërsi të stacionit të autobusave në Gjakovë.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin, ndërsa shkaqet që çuan deri te zjarrvënia nuk dihen akoma.























