Aktakuzë kundër 8 personave për keqpërdorim pozite dhe shpërlarje të parave
BKT
Kronika

Aktakuzë kundër 8 personave për keqpërdorim pozite dhe shpërlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve R.B., H.B., B.K., M.K., B.H., F.Th., N.K., dhe A.Rr., nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se R.B., H.B., B.K., M.K., B.H dhe F.Th. kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Po ashtu, i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Ndërsa, N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrimi.

I pandehuri tjetër A.Rr., nga Prokuroria Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale shpëlarje e parave.  


MË SHUME NGA Kronika