Prishtinasi kultivon bimë narkotike në gota të plastikës në banesën e tij
BKT
Kronika

Prishtinasi kultivon bimë narkotike në gota të plastikës në banesën e tij

Policia ka njoftuar se të enjten është arrestuar një person në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur 37 bimë narkotike, Kanabis Sativa me gjatësi 1 deri 4 cm të cilat kishin qenë të kultivuara në gota të plastikës.

Gjithashtu përveç bimëve në banesën e të arrestuarit janë gjetur edhe sekuestruar 1.68 gram substanca të dyshuara të llojit mariuhanë.

Policia bënë të ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Rasti po cilësohet si kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe posedim i paautorizuar i subcancave narkotike.


MË SHUME NGA Kronika