15:34 / 02.07.2021
Vetaksident në rrugën Lipjan-Janjevë, një i lënduar
Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Lipjan-Janjevë ku një person është lënduar, transmeton Telegrafi.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.























