13:35 / 04.07.2021
Policia: Mjeti i gjetur në “Breg të Diellit” nuk ishte shpërthyes
Policia e Kosovës ka asgjësuar mjetin që u dyshua se ishte shpërthyes e që u gjet sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, ka thënë Borovci.
Policia e Kosovës ka rrethuar sot lagjen “Bregu i Diellit” pas një informate se është gjetur një mjet që është dyshuar se është shpërthyes























