10:31 / 06.07.2021
Vidhen katër goma në një autolarje në Prishtinë
Vidhen katër goma me fellne në një autolarje në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në Polici se tek një autolarje i janë vjedhur katër goma me fellne.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin i cili është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 05.07.2021 – 03:26. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek një autolarje i janë vjedhur katër goma me fellne. Njësiti policor si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore ka arrite të ndalojë dhe arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”























