09:46 / 07.07.2021
Arrestohet pejani, dyshohet se rrahu nënën dhe motrën e tij
Siç njofton Policia, një perso dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka rrahur nënën dhe motrën e tij, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra (motrën dhe nënën e tij). I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.79 promila. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























