09:02 / 08.07.2021
Arrestohet një vajzë në Prishtinë, dyshohet se rrahu nënën e saj
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 6 korrik në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një vajzë, pasi që ajo dyshohet se kishte rrahur nënën e saj.
“Prishtinë 06.07.2021 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.























