Një muaj paraburgim për grabitje në një pompë derivatesh në Kamenicë
BKT
Kronika

Një muaj paraburgim për grabitje në një pompë derivatesh në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve D. K..

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 22.06.2021, rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë i pandehuri duke përdorur forcën ndaj personit tjetër e përvetëson pasurinë e personit tjetër në atë mënyrë që në pompën e derivateve “IP Petrol”, hynë me një person të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur punëtorin A. Z., kanë arritur që nga arka e pompës së derivateve të marrin shumën e të hollave prej 229 euro dhe të largohen nga vendi në drejtim të panjohur.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “grabitje” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika