Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, konfiskohet një pistoletë
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, konfiskohet një pistoletë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e enjte në një aheng në Prizren.

Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një pistoletë.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka shtënë, kanë konfiskuar pistoletë me shtatë fishek dhe pesë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. 


MË SHUME NGA Kronika