09:54 / 09.07.2021
Nuk ndalen incidentet me gazin, shpërthen bombula edhe në Durrës
Një bombolë gazi ka shpërthyer edhe në Durrës ndërsa dukuria po bëhet shqetësuese në disa banesa dhe biznese kryesisht në zonat bregdetare.
Ngjarja ka ndodhur në Rrashbull, Durrës, në banesën e shtetasit G. B., 28 vjeç, raporton noa.al.
Policia tha sot se aksidentalisht ka shpërthyer një bombël gazi, e për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Nuk ka raportim për dëmtim të familjarëve.
Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës./noa























