10:29 / 09.07.2021
Dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin lokalit në Vushtrri
Një person në Vushtrri, roje e një kafeneje ka lajmëruar Policinë e Kosovës se dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht dhe më pas i kanë vënë zjarrin lokalit,
Zjarrfikësit e kanë shuar më pas zjarrin, teksa roja e lokalit ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
“Vushtrri 08.07.2021 – 03:21. Viktima mashkull kosovar roje sigurimi, ka informuar se për deri sa ishte në sigurimin e lokalit – Kafiteri, me forcë kanë depërtuar dy persona të maskuar dhe kanë sulmuar fizikisht, ku më pas i kanë vënë zjarrin lokalit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.























