I rrëmbyen dy persona, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave
BKT
Kronika

I rrëmbyen dy persona, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave

I rrëmbyen dy persona dhe i joshën për marrëdhënie seksuale, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave në Gjilan Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, në mes datës 16 dhe 17 Shkurt 2021, rreth orës 22:00, në një villë në komunën e Novobërdës, të pandehurit e lartshënuar, në bashkëkryerje, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, kanë marrë dhe mbajtë të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në atë mënyrë që të pandehurat M.I. dhe M.Z., fillimisht merren vesh që të dëmtuarit ti joshin për marrëdhënie seksuale, ku aranzhojnë dhe shkojnë në një villë, me ç’rast në momentin kur hyjnë brenda, pas një kohe aty arrijnë të pandehurit V.K. (1978), B.N. dhe V.K.(1989), ndërsa i pandehuri F.S., ka qëndruar jashtë villës duke bërë roje.

“Gjatë kohës kur tre të pandehurit kanë hyrë brenda villës, të njëjtit nën kërcënimin e armës, të dëmtuarit i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Gjithashtu, të njëjtit gjatë periudhës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur ua kanë marrë portofolet dhe ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe armë. Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika