13:24 / 11.07.2021
RENEA e FNSH zbarkojnë në burgun e Vlorës
Rreth 150 efektivë policie, forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar kontroll blic në burgun e Vlorës.
Kjo ndërhyrje që ndodh për herë të parë në institucion është zhvilluar pa dijeninë e autoriteteve të burgut.
A2 raporton se kontrollet në qeli kanë zgjatur më shumë se një orë dhe nuk dihet ende nëse kanë konstatuar diçka.























