Gjykata jep vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit
BKT
Kronika

Gjykata jep vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit.

Sipas informacioneve, Apeli i GJKKO ka dënuar  Dash Kupën me 27 vjet burg, Ernest Kupën dhe Neim Avdylaj me 26 vjet burg, Fatjon Xhyliun me 21 vjet burg, Dritan Sinanin me 20 vjet burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg.

Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar./tch


MË SHUME NGA Kronika