09:04 / 19.07.2021
Rrahje në Prishtinë, arrestohen pesë persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike në mes vete.
Të dyshuarit fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.























