14:32 / 19.07.2021
Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, respektivisht në magjistralen Lipjan-Shtime. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe dy persona të lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
Ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.























