Arrestohet 50-vjeçari në Mitrovicë, sulmoi një zyrtar policor
BKT
Kronika

Arrestohet 50-vjeçari në Mitrovicë, sulmoi një zyrtar policor

Është arrestuar mbrëmë një 50-vjeçar në Mitrovicë, pasi kishte sulmuar një zyrtar policor, i cili ishte në krye të detyrës.

Sipas Policisë, i dyshuari M.B. kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë në kohën kur ata po reagonin në një urgjencë dhe në të njëjtën kohë kishte sulmuar njërin prej tyre.

“Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 23:00, të datës 20 korrik 2021, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po reagonin në një urgjencë, me ç’rast i dyshuari, duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, ka sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. 


MË SHUME NGA Kronika