Gjendet pa shenja jete një grua, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një grua, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një shtetase femër e Kosovës është gjetur e vdekur mbrëmë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:05 të mbrëmjes së djeshme.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksioni pasi që vdekja është cilësuar si e dyshuar.


MË SHUME NGA Kronika