10:14 / 21.07.2021
Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së tij, arrestohet burri nga Gjakova
Një burrë nga Gjakova, është arrestuar të martën që e lëmë pas, meqë i njëjti, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dhuna e ushtruar ndodhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin palët mes vete.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























