08:41 / 22.07.2021
Vdekje e dyshimtë në QKUK
Një grua ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia njofton se ajo ishte e shtrirë në spital për trajtim që nga 19 korriku, pasi kishte pësuar lëndime të rënda.
Vdekja e saj po cilësohet si e dyshimtë nga ana e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























