Në Mitrovicë të Veriut mbyllet këndi i lodrave pasi u lëndua një fëmijë

Në Mitrovicë të Veriut mbyllet këndi i lodrave pasi u lëndua një fëmijë

Policia e Kosovës ka raportuar se dje një i mitur nga Mitrovica e Veriut, përderisa ishte duke lozur në lojërat e fëmijëve, është rrëzuar nga njëra prej tyre, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Sipas PK-së, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, janë intervistuar pronari dhe punëtori i lojërave, si dhe nga inspektoret komunale vendi i lojërave është mbyllur deri në një vendim tjetër”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti, nën hetime.