Vrasje në tentativë në Rahovec

Vrasje në tentativë në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast, vrasje në tentativë në Rahovec, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur më 20 korrik, rreth orës 21:46.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovarë ku gjatë rrahjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në ajër”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor, nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.