Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Mitrovicë.

Sipas PK-së, dje është raportuar se në QKUK ka vdekur viktima femër, e cila më datën 19 të këtij muaji, kishte pësuar lëndime të rënda.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.